Arrestohet burri xheloz, dhunonte dhe kërcënonte gruan
Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar. Vesel H. prej kohësh dhunonte bashkëshorten e tij, për motive të dobëta xhelozie.
Në disa raste ai e kishte kërcënuar se do ta vriste. Nën presion të vazhdueshëm gruaja 36-vjeçare e ka denoncuar në polici.
Pas arrestimit të 45-vjeçarit, policia gjeti dhe në oborrin e banesës një arsenal armësh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një automatik, një krehër me 20 fishekë,385 fishekë model 56 dhe 15 fishekë model 54.
Mbi 45-vjeçarin Vesel H. rëndojnë dy akuza, ajo e dhunës në familje si dhe mbajtja e armëve luftarake./tvklan.al