Arrestohet Donika Kadaj Bujupi në kufi me Maqedoninë


Arrestohet Donika Kadaj Bujupi në kufi me Maqedoninë

13:41 03/03/2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi është arrestuar nga policia në kufi me Maqedoninë, njofton Klan Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga Vetëvendosja ku thuhet se arrestimi i saj është bërë për “vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm”.

“Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në një njoftim të kësaj partie./tvklan.al

Burimi: klankosova.tv






Të ngjashme