Arrestohet drejtori i Audi-t në Gjermani


Arrestohet drejtori i Audi-t në Gjermani

15:40 18/06/2018

Policia gjermane arrestoi drejtorin ekzekutiv të kompanisë së prodhimit të automjeteve Audi.

Rupert Stadler u arrestua me kërkesë të prokurorisë së Mynihut, pasi ai është në listat e personave nën hetim për të ashtuquajturin skandali “Dizelgate”.

Skandali daton para 3 vitesh, kur u zbulua se disa firma gjermane u kishin vendosur automjeteve të tyre aparatura që manipulonin të dhënat për çlirimin e gazrave.

Sipas prokurorëve, Stadler u arrestua pasi rrezikon të manipulojë provat e përfshijnë në skandal.

Tv Klan






Të ngjashme