Arrestohet elektricisti, merrte para në këmbim të faturave
Ai ishte elektricist, por rroga nuk i mjaftonte. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ervin Dyle, banues në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Punonjësi është arrestuar pasi nga hetimet ka rezultuar se paraqitej si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.
Sipas policisë Ervin Dyle kishte shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe ka kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.
Përveç kësaj, ku u ndalua, 31-vjeçari ishte duke i dhënë automjetit tip “Opel”, me targa CV 231 SE, në gjendje të dehur./tvklan.al