
Video/ Arrestohet Ervin Çizmja
Autoritetet në Shijak kanë arrestuar një 31-vjeçar, të cilit iu gjetën armë e municione luftarake. Burime zyrtare thonë se në pranga përfundoi Ervin Çizmja, banues në këtë qytet.
Arrestimi i tij u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Çizmes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale “
një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krëhër; një armë gjahu teke; 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm; një silensiator armë zjarri me gjatësi të përgjithshme 23 cm; një gjerdan me fishekë armë gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë”
.
/tvklan.al