Arrestohet grabitësi i argjendarisë

Foto ilustruese

Arrestohet grabitësi i argjendarisë

21:18 09/02/2017

Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ditën e enjte rreth orës 16:30, në lagjen Nr.1 Sarandë pranë qendrës së qytetit,  ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë. Në pranga ka rënë Nikolin Beka, i cili ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz me targë AA 849 AH.

Dyqani i argjendarisë me pronar shtetasin M.P., nuk ka patur persona brenda pasi ishte mbyllur për pushimin e drekës./tvklan.al

 

 






Të ngjashme