Arrestohet hajduti i banesave, vishte edhe antiplumb gjatë vjedhjeve
Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë së Lushnjës. Niti Paço është ndaluar për vjedhjen e një banese. Ai është një emër i njohur për autoritetet e rendit, pasi ka qenë i dënuar më parë me 3.5 vjet burg, për veprën penale të vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim)
Nga hetimet rezulton se në datën 25 korrik, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë ka vjedhur banesën e shtetasit M.K.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjenden: një pistoletë, model 54 me një krehër me 4 fishekë; një armë gjahu çifte pa leje; një jelek antiplumb; tre kompjuter lap-top, dy kamera dore; një aparat fotografik dhe i Phone.
/tvklan.al