Arrestohet hajduti i celularëve në Tiranë
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së celularëve në disa lokale të kryeqytetit.
Ai është Erind Vogli 39 vjeç nga Tirana, i dënuar më parë për vjedhje.
Policia ka dokumentuar rastet e vjedhjeve nga 39-vjeçari, i cili merrte nga tavolinat e lokaleve telefonat dhe largohej me biçikletë.
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më 14 qershor 2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më 10 qershor 2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më 12 qershor 2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më 9 qershor 2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Uniformat blu kanë sekuestruar një celular HTC, biçikletën e autorit dhe dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
/tvklan.al