Arrestohet i kërkuari për shfrytëzim prostitucioni
Një person i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë Sajmir Binjaku, 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky person u ndalua nga efektivët e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 18.04.2011, e ka dënuar me një vit e 8 muaj e 25 ditë burgim për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, duke ushtruar dhunë”./tvklan.al