![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/07/shune.jpg?fit=685%2C433&ssl=1)
Arrestohet i moshuari, dhunonte ish- bashkëshorten
Një 70 – vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Lushnjes.
Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë Myslim K 70 – vjeç, banues në Lushnje, pasi ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, L.K, 63 – vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al