Arrestohet i riu që dhunonte babain
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar që dhunonte babain. Në një njoftim për mediat, blutë e Durrësit bëjnë me dije se i riu për një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë”, njoftojnë autoritetet.
Me ndryshimet e fundit ligjore, i riu jo vetëm që do të dënohet nga gjykata por ai do dëbohet dhe nga banesa ku jetonte bashkë më babain./tvklan.al