Arrestohet i shpalluri në kërkim, i dënuar për drogë me 26 vite burg
Policia e Durrësit ka arrestuar një person të dënuar në Itali me 26 vjet e 10 muaj burgim për trafik droge.
Nek (Skënder) Driza 46 vjeç, banues në Shijak, është ndaluar pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës më datë 26.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për efekt të njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës së Apelit L’ Aquila në Itali, e cila e ka dënuar me 26 vite e 10 muaj burg për veprën penale” Trafikimi i narkotikëve ”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al