Arrestohet ish –anëtari i bandes së Aldo Bares


Arrestohet ish –anëtari i bandes së Aldo Bares

15:02 12/06/2016

Julian Sula 36 vjeçari që mbeti i plagosur pasditen e së shtunës në Lushnjë, është në gjendje kritike për jetën dhe i shtruar tashmë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Policia njoftoj se ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, babë e bir, persona me precedent të mëparshëm penal.

Arjan Aliço 53 vjeç i dënuar më parë për vrasjë është arrestuar në flagrancë, ndërsa djali i tij Xhino Aliço 24 vjeç i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, është shpallur në kërkim .

Aliço ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës, të drejtuar nga Aldo Bare.

Pas një konflikti për motive të dobëta, orës 19:15 të së shtunës  në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë,  në një pikë bastesh,  ai së bashku me djalin e tij kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë 36-vjeçarin, nga Karbunara.

Arjan Aliço, është arrestuar në vitin 2009 pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2006 kishte nxjerrë urdhër arresti për të, si anëtar i “Bandës së Lushnjes”.

Ai u akuzua për “pjesëmarrje në organizate kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “vjedhje me dhunë” dhe “dhunim të varreve”.

Tv Klan






Të ngjashme