Arrestohet ish-Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi


Arrestohet ish-Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

21:46 08/10/2021

Akuzohet për shpërdorim detyre për blerjen e pajisjeve të RTSH AGRO

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e të premtes për llogari të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender në institucionin që ka drejtuar. Në njoftimin e SPAK për mediat thuhet se Gëllçi është nën akuzë për abuzimet në blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro në Qershor të vitit 2018.

Sipas akuzës, tenderi me procedurë të hapur për blerjen e pajisjeve të këtij kanali ishte me fond limit rreth 86 milion lekë pa TVSH, zhvilluar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Sipas prokurorëve të SPAK, shkeljet janë kryer nga tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të cilët do të vihen nën akuzë për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Përveç Gëllçit, në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e tjerë të Televizionit Publik.

SPAK ka marrë nga gjykata masat e sigurimit me burg për punonjësit e RTSH dhe ish-drejtorin Gëllçi, që tashmë janë në qelitë e komisariatit të policisë.

Tv Klan






Të ngjashme