Arrestohet izraeliti që trafikonte organe në Kosovë
Arrestohet në Qipro, shtetasi izraelit Moshé Harel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikimit të organeve në Kosovë.
Harel dyshohet se ishte në qendër të një rrjeti trafiku në klinikën famëkeqe “Medicus”, në vitin 2008.
Izraeliti u akuzua nga prokuroria speciale e Eulexit se gjente njerëzit për shitje organesh dhe organizonte operacionet në qendrën “Medicus”. Rrjeti që drejtohet nga Hashel u shkatërrua pas ndalimit të një shtetasi turk në aeroportin e Prishtinës. Ai i deklaroi policisë së sapo kishte shitur veshkën e tij.
Tv Klan