Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

Kadastra Vlorë

Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

14:37 25/11/2020

Policia e Vlorës ka goditet një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe ka vënë në pranga juristin e Kadastrës në Vlorë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, Policia ka arrestuar  Hydai Shenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për Shenajn, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës./tvklan.al






Të ngjashme