Arrestohet “koordinatorja” që ofronte vende pune në shtet
Një 28-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim dhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.
Ajo është me iniciale K.K, ndaj të cilës Gjykata e Elbasanit vendosi më 14 korrik masën e sigurisë arrest me burg.
Policia sqaron se 28-vjeçarja dyshohet të ketë mashtruar disa persona për punësim. Ajo prezantohej si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet t’i ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.
Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
/tvklan.al