Arrestohet kreu i opozitës ruse


Arrestohet kreu i opozitës ruse

19:15 26/03/2017

Ky është momenti i arrestimit të kreut të opozitës ruse Alexei Navalny gjatë të dielës në mesditë, në qendër të Moskës.

Ai u ndalua dhunshëm gjatë një proteste kundër Presidentit Putin.

Kreu i opozitës u arrestua nën akuzën e organizimit të protestave të paligjshme. Më parë, Alexei Navalny bëri thirrje për protesta, pas publikimit të të dhënave që tregojnë se kryeministri i Rusisë zotëron pasuri që nuk mund të justifikohet nga paga e tij zyrtare.

Mijëra njerëz u bashkuan në protesta të dielën në të gjithë Rusinë.

Thirrjet e protestuesve i drejtoheshin kryeministrit Dmitry Medvedev, për dorëheqje si i përfshirë në skandale korrupsioni. Në kor protestuesit therrisnin, “Poshtë Putin… Duam Rusinë pa Putini… Putin është Hajdut”.

Për pjesën më të madhe të protestave nuk ishte dhënë leje nga autoritetet, ndaj edhe u konsideruan si protesta të jashteëligjshme. Këto janë protestat më të mëdha kundër qeverisë së Medvedevit që nga viti 2011-2012.

Tv Klan






Të ngjashme