Arrestohet “magjistari” i rrugës
Një “magjistar” rruge ka përfunduar në pranga për akuzën e ngacmimit, pasi përdorte “aftësitë” e tij si pretekst për të prekur gjoksin e femrave në publik.
I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua pasi një person që kishte parë sjelljn e tij abuzive shpalli një shpërblim prej më shumë se 11 mijë paund për kapjen e tij.
Nuk kaloi shumë përpara se banorët në Chengdu, të Kinës ta gjenin magjistarin. Ai mësohet ishte bërë i famshëm nëpër qytet, pasi i postonte videot në internet.
Në klipe ai i afrohej femrave simpatike në rrugë duke i ofruar që t’i bënte një numër magjie. Ai “zhdukte” një monedhë nga dora, përpara se ta rishfaqte atë brenda reçipetave të femrave.
Aventura e të riut nuk zgjati shumë, pasi “magjistari” u ndalua nga banorët të cilët e çuan në polici./tvklan.al