
Arrestohet mjeku, shtroi pedagogun për ta shpëtuar nga burgu
Zgjerohet skandali i blerjes së provimeve në Universitetin e Shkodrës. Policia e këtij qyteti ka arrestuar edhe shefin e kardiologjisë Edi Smalaj.
Nga hetimet ai ka rezultuar se ka firmosur shtrimin në spital të pedagogut Simon Lufi. Kjo është bërë për të favorizuar në gjykim Lufin, për të mos e lënë në paraburgim.
Ditë më parë prokuroria e Shkodrës, urdhëroi arrestimin e pedagogëve Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi, së bashku me 3 sekserë.
Pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master, kundrejt pagesave 200 – 700 euro./ tvklan.al