Arrestohet në Gjermani “ushtari” i Admir Tafilit


Arrestohet në Gjermani “ushtari” i Admir Tafilit

18:41 25/06/2016

Për llogari të autoriteteve shqiptare është arrestuar në Gjermani, Dritan Peksani. 26 – vjeçari nga Shkodra ishte shpallur në kërkim, si anëtar i bandës së Admir Tafilit.

Anëtarët e këtij grupi, gjithsej 9 persona, dyshohet se janë autorë të disa ngjarjeve mjaft të rënda kriminale. Drejtuesi i tij, Admir Tafili, merrte porosi në burg për të vrarë persona të ndryshëm. Më pas, ia delegonte anëtarëve të tjerë, të cilët kryenin porosinë.

I arrestuari në Gjermani, dyshohet se është i përfshirë në të paktën dy ngjarje mjaft të rënda. 26 – vjeçari dyshohet se ka marrë urdhër për të eleminuar Brahim Manin, në Shkodër, për motive të gjakmarrjes, Qershorin e vitit 2014.

Në hetimet paraprake, Peksani ka qënë dhe i dyshuar për eksplozivin në makinën e ish – Drejtorit të Burgut të Fushë – Krujës, Arben Sulojt. Suloj mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat.

Megjithatë, në dosjen e dërguar në gjykatë për bandën e Tafilit, kjo ngjarje nuk është përfshirë.

Peksani, në ngjarjet kriminale ku ka qënë përfshirë, sipas policisë, ka bashkëpunuar ngushtë me Kristi Pinen dhe Alfred Qefalinë.

Tv Klan






Të ngjashme