Arrestohet në Rumani shqiptari, kishte 15 vite në arrati


Arrestohet në Rumani shqiptari, kishte 15 vite në arrati

19:30 20/05/2017

U arrestua në Rumani 40 – vjeçari shqiptar Arjan Hajdini, për llogari të autoriteteve italiane të cilat e kishin dënuar me 15 vite e 9 muaj burg.

Shqiptari ishte dënuar për një sërë veprash të kryera në fillim të viteve 2000. Hajdini kishte transportuar 22 kg heroinë, ai u lokalizuar na policia italiane por arriti të arratisej dhe të humbiste gjurmët për 15 vite. 40-vjeçari u zbulua në një fshat Rumani, ku fshihej duke përdorur një emër të rremë. Prokuroria italiane ka lëshuar një urdhër-arresti evropian për shqiptarin.

Në udhëzim nga Interpol, policia rumune e vuri në pranga. Pritet që Arjan Hajdini të ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin.

Tv Klan

 






Të ngjashme