Arrestohet një i dyshuar për sulm terrorist në Gjermani, kishte lidhje me shqiptarin
Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar, i cili ishte duke përgatitur një sulm terrorist.
Sipas medias gjermane i arrestuar që kishte planifikuar sulme në Gjermani, ka lidhje me shqiptarin Lorenz.K, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohet se kishte në plan të sulmonte metronë e Vjenës.
Lidhur me të arrestuarin në gjermani ende nuk ka informacione për moshën dhe identitetin tij.
I dyshuari është arrestuar nga forcat speciale të policisë gjermane. (AGI)/tvklan.al