Noizy ndalohet nga policia për disa orë
Këngëtari i njohur Noizy (Rigers Rajku), është ndaluar nga policia e qytetit të Durrësit. Sipas burimeve të policisë Rigers Rajku 30- vjeç ka qenë ditën e djeshme duke ecur me makinë pa leje drejtimi.
Gjatë një kontrolli uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit ku rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara. Efektivët e policisë i kanë dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin. Menjëherë policët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin tip Benz me targa AA 517 MT. Noizy do ndiqet i lirë për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik"./tvklan.al