11:38 29/04/2014Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar mëngjesin e sotëm një efektiv të policisë, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë në ndaj një shoferi automjeti.Xhevdet Dedja, 46-vjeç, ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndaluar një automjet betoniere dhe ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të tij.Burimet policore bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që veprime të tilla kryhen nga efektivi Dedja.Ndërkaq çështjen do ta marrë nën shqyrtim Prokuroria Gjyqësore e Tiranës.Tv Klan