Arrestohet punonjësi i Gardës, grabiste karburante


Arrestohet punonjësi i Gardës, grabiste karburante

15:00 18/10/2016

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet për disa grabitje. Në pranga ka përfunduar Geraldo Guci, 21 vjeç.

Sipas policisë, i riu pasi linte automjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, grabiste pikat e karburantit.

gardisti

Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip "Mercedes Benz", për t’ju shmangur pikave të kontrollit.

Grabitjet e 21-vjeçarit

- Më datë 16.10.2016, në rrugën "Isuf Elezi", Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik "iPhone"

- Më datë 12.10.2016, në rrugën "Isuf Elezi", Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

- Më datë 09.10.2016, në rrugën "Teodor Keko", është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

- Më datë 03.09.2016, në rrugën "Muslym Shyri", është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Policia i ka gjetur 21-vjeçarit: 1 "iPhone 6", i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S; një automjet i tipit "Mercedes Benz", TR8483P, ku në brendësi të saj u gjendën tre gëzhoja pistolete model “54” dhe dy fishekë automatiku model 56.

/tvklan.al






Të ngjashme