Arrestohet punonjësi i sigurimeve, lekët e arkës i fut në xhep


Arrestohet punonjësi i sigurimeve, lekët e arkës i fut në xhep

11:09 19/05/2016

Një person është arrestuar nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas policisë së Fierit, në pranga ka rënë Sherif Marra, 50 vjeç, banues në fshatin Havales, Kuçovë, me detyrë agjent në Kompaninë e Sigurimeve “SIGMA” në Berat.

Arrestimi i tij ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga 25-vjeçari E. A. Ky i fundit ka pohuar se Sherif Marra ka falsifikuar një policë sigurimi, duke përfituar vlerën prej 15.860 lekë të kësaj police sigurimi, pa e derdhur në arkën e kompanisë.

Mbi 50-vjeçarin rëndojnë akuzat  “falsifikim i dokumentave” dhe “mashtrimi”./tvklan.al






Të ngjashme