Arrestohet qytetari i parë që ka fotografuar votën


Arrestohet qytetari i parë që ka fotografuar votën

12:42 25/06/2017

Policia ka arrestuar qytetarin e parë që ka fotografuar votën. Ai është Denis Nuhaj 20 vjeç, banues dhe votues në Tiranë.

Policia njofton zyrtarisht se i riu u konstatua nga komisionerët e qendrës së votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” duke fotografuar votën.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, fotografimi i votës dënohet nga 6 muaj deri në 3 vite burgim.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

/tvklan.al






Të ngjashme