Arrestohet Rami Isufi Vlorë – (17 Mars 2000)


Arrestohet Rami Isufi Vlorë – (17 Mars 2000)

20:02 17/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Arrestohet Ramiz Isufi, pronar i hotel Bolonja në Vlorë. Mbrëm në orët e vona të darkës është prangosur vlonjati i bërë i njohur nga akuza drejtuar atij nga drejtësia italiane për implikim në vjedhjen e ndihmave Ylberi në vitin e kaluar.

Por sipas drejtorit të policisë së Vlorës Besnik Bregu, arrestimi i mbrëmshëm të tregtarit Isufi nuk ka lidhje me këto akuza. Sipas tij Isufi nuk i është bindur urdhrave të patrullës së policisë për një kontroll formal, duke kundërshtuar policët e shqiponjave. Pasi ka kundërshtuar policët Isufi është prangosur në vend dhe është përcjellë për në qelitë e komisariatit.

Nuk ka vend për spekullime tha kryepolici i Vlorës Bregu. Isufi nuk ka qenë asnjëher në kërkim dhe mbi të zyrtarisht nuk rëndon asnjë akuzë tjetër përveç kundërshtimit të punonjësit të policisë fakt për të cilin edhe është prangosur.

Përsa ju takon akuzave të implikimit në ndihmat e misionit Ylberi vetë Rami Isufi deklaron se nuk ka të bëjë me grabitjen e kampit. Megjithatë edhe pse sërisht i pastër deri tani në lidhje me këtë çështje Rami Isufi, pronari i hotelit Bolonja në Vlorë, ka dy ditë Brenda në qelitë e burgut për një shkak banal. Isufi do të dalë nesër në gjykatë për tju vlersuar masa e sigurisë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme