Arrestohet shkaktarja, por…
Gruaja që i ka shkatërruar jetën një infermiereje të re me mbushjen skandaloze të buzëve ka përfunduar në burg. Por, media turke raporton se Soner Gulnaz, 34-vjeçe, ka përfunduar prapa hekurave për vjedhjen e dy shisheve alkool nga një market në vitin 2012 dhe jo për dëmin e pariparueshëm ndaj Merve Kelesit.
Gulnaz është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në Turqi pas akuzave të infermieres 22-vjeçare, Merve Keles se e kishte mashtruar duke u paraqitur si “specialiste estetike” kur në fakt ishte parukiere. Ndërkohë, Soner Gulnaz po gjykohej në gjendje të lirë për vjedhjen e dy shisheve alkool. Ajo është dënuar me 5 vite e tre muaj burg, por nuk është dorëzuar në polici. Megjithatë, arratia e 34-vjeçares nuk ka zgjatur shumë dhe është vënë në pranga në Adana. Arrestimi dhe dënimi për vjedhje nuk e ka kënaqur Merve Kelesin, e cila kërkon që Gulnaz të dënohet që i ka shkatërruar jetën asaj. “Dënimi i saj për një tjetër krim nuk më intereson. Ajo duhet të gjykohet dhe të dënohet për ato që më ka bërë mua
”, tha Keles e cila po kurohet në spital. [caption id="attachment_277673" align="aligncenter" width="664"] Sel dhe Keles[/caption] Megjithëse nuk i pranon akuzat për dëmtimin e shëndetit të personave të tjerë, Gulnaz përballet edhe me akuzat e 32-vjeçares Gullu Sel, e cila thotë se ka mbushur buzët tek i njëjti person, por fatmirësisht fundi i saj nuk ka qenë aq tragjik sa i infermieres. /tvklan.al [caption id="attachment_277674" align="aligncenter" width="600"] Para dhe pas ndërhyrjes[/caption]