![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/08/gruja.jpg?fit=606%2C350&ssl=1)
Arrestohet shqiptari, dhunoi barbarisht ish-bashkëshorten
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në Pisa, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten.
Shqiptari kishte nisur që prej dhjetorit të kaluar të kërcënonte ish-gruan e tij. Madje kërcënim me vdekje, ish-bashkëshortja kishte marrë që prej vitit 2014, por kjo është zbuluar nga policia vetëm pas denoncimit të fundit.
Në rastin e fundit, shqiptari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës duke i shkaktuar dëme serioze në trup.
E gjitha kjo sjellje e shqiptarit vinte nga fakti se, ish-bashkëshortja donte t’i jepte fund lidhjes me të.
/tvklan.al