Arrestohet shqiptari me kokainë me vlerë 200 mijë euro
Itali- Policia e Modenas ka arrestuar një shqiptar. 46-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në autostradë, teksa udhëtonte me automjetin e tij Fiat Bravo iu gjet 1 kilogramë kokainë.
Mësohet se droga e cila kap vlerën e 200 mijë eurove ishte fshehur në gomën rezervë të makinës, shkruajnë mediat italiane.
Sipas policisë kokaina ishte e llojit të pastër. Karabinierët kanë sekuestruar drogën si dhe automjetin e shqiptarit.
46-vjeçari shqiptar do të përballet me autoritetet lokale, pasi akzuohet për trafikim të lëndëve narkotike.
/tvklan.al