Arrestohet ‘superhajduti’ shqiptar i argjendarive
Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pjesë e një organizate kriminale. Ndalimi i tij nga policia u bë në Arezzo të Italisë.
Ai akuzohet për vjedhje dhe tregti lëndësh narkotike.
Pas një hetimi të gjatë dhe provave të mbledhura, policia me 30 Maji të 2015 nxori një urdhër arresti për shqiptarin.
25-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është përgjegjës për një tentativë vjedhje të ndodhur në Maj të vitit 2015, në një argjendari në mes Romës dhe provincës Torvaianica ./tvklan.al