Arrestohet taksisti shqiptar në Zvicër, u kap me 3 kg heroinë
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Zurich, të Zvicrës. Fillimisht ai u ndalua, ndërsa ishte duke drejtuar një taksi. Pas kontrollit i janë gjetur rreth 100 gram heroinë.
Policia besonte se shqiptari ishte një trafikant më i madh i lëndës narkotike. Kështu gjatë kontrollit të banesës së tij i janë gjetur edhe, 3.3 kg heroinë.
Bashkë me shqiptarin në pranga ka përfunduar dhe një shtetase zvicerane 47-vjeçe. Ajo jetonte në një banesë me shqiptarin.
/tvklan.al