Arrestohet tjetër deputet në Kosovë


Arrestohet tjetër deputet në Kosovë

17:06 27/09/2018

Një tjetër deputet është arrestuar në Kosovë. Bëhet fjalë për deputetin e AAK, Shkumbin Demaliaj. Sipas mediave kosovare, deputeti Demaliaj është ndaluar për veprën penale të kanosjes.

Ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë. Demaliaj akuzohet se ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj. Në një intervistë televizive, deputeti kishte kërcënuar ish-prokurorin dhe e kishte ofenduar.

Një ditë më parë u arrestua edhe deputeti Milaim Zeka për kanosje ndaj prokurorit. Sot Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ndaj tij “arrest me burg” për 30 ditë.

/tvklan.al






Të ngjashme