
Arrestohet transportuesi shqiptar, u kap me 13 kg kanabis në autobus
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia helene, në tentativë për të transportuar drogë brenda territorit grek. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar. Ai është ndaluar në rrugën Janinë-Kozan.
Shqiptari është ndaluar ndërsa po udhëtonte me autobus. Qeni anti-drogë zbuloi në bagazhet e autobusit një çantë e cila ishte e mbushur me rreth 13 kg kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 12 pako. Policia sekuestroi edhe dy telefona celularë të të riut shqiptar.
/tvklan.al