Arrestohet tutori shqiptar i prostitutave moldave (22 Dhjetor 2000)
Një 33-vjeçar nga Rrethi i Kurbinit i dyshuar si orgaizator i trafikut të prostitutave moldave drejt Italisë, u arrestua dje nga policia. Avni Vuthi, banues në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, u arrestua në banesën e tij pas një aksioni të policisë vendase dhe asaj të Lezhës dhe të Mirditës.
Vuthi dyshohet të jetë organizator i prostituave moldave të cilat pasi strehoheshin për pak kohë në qytetin e Shkodrës. dërgoheshin në Itali ku dhe ushtronin prostitucionin. Bëhet me dije se bashkë me Vuthin janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetase moldave.
Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistoletë TT me dy krehëra fishekësh./tvklan.al