Arrestohet vrasësi i shqiptarit në Itali, po arratisej drejt Shqipërisë


Arrestohet vrasësi i shqiptarit në Itali, po arratisej drejt Shqipërisë

20:49 18/07/2017

Policia italiane ka arrestuar pasditen e sotme autorin e vrasjes së shqiptarit Demir Hyseni 49 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm poshtë pallatit ku banonte në Terni.

Sipas medias italiane “Umbria24”, vrasësi i dyshuar u arrestua në Bari. Autori do të arratisej nga Italia drejt Shqipërisë. Ai ishte gati duke hipur në traget për të udhëtuar drejt vendit tonë në momentin kur u arrestua. Deri tani nuk ka informacion rreth identitetit të tij.

Muratori shqiptar Deimr Hyseni u ekzekutua me armë sapo hipi në makinë për të shkuar në punë. Autori i dyshuar ju afrua dhe pas sherrit që patën, nxorri një pistoletë dhe e qëlloi shqiptarin disa herë.

Hyseni mbeti i plagosur dhe tentoi të largohej, por vrasësi e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen përfundimtare. Më pas u largua me shpejtësi në rrugicat e pallateve. Ndërkohë që hetimet e policisë italiane janë duke u zhvilluar, ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje. /

tvklan.al






Të ngjashme