Arrestohet vrasësi i Gazmend Çollakut, shpallet në kërkim ish – oficeri i Policisë


Arrestohet vrasësi i Gazmend Çollakut, shpallet në kërkim ish – oficeri i Policisë

12:18 29/01/2016

Policia e Durrësit arrestoi një 33 – vjecar si autor të rrëmbimit dhe të vrasjes së Gazmend Çollakut, 3 javë më parë dhe shpalli në kërkim si bashkautor të krimit ish – oficerin e lartë të policisë, Ervin Dalipan, me detyrë ish – Shef i Seksionit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Denis Shtraza, 33 – vjeç, banues në Durrës, ky që shihni në këtë foto, u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, në Rinas, duke tentuar të largohej nga Shqipëria.

Policia thotë se ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshën, në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtarë i një grupi kriminal që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas policisë, ai është një prej 4 personave që më 6 Janar, në lagjen Nr.1 në Durrës, të veshur me jelekë dhe mbishkrimin”Policia”, e morën forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë, shtetasin Gazment Çollaku, 34 – vjeç, banues në Durrës.

Denis Shtraza është emër i njohur për policinë.

Ai u plagos në një atentat të ndodhur më 5 Shkurt të vitit 2013, pranë Fabrikës së Cigareve në Durrës.

Bashkë me të gjendej Elvis Tafaruçi, i cili u vra në Maj të vitit 2013 pranë Shkëmbit të Kavajës.

Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se Shtraza njihet si mik i Ervin Kodrës, i cili mbeti i vrarë në atentatin e 20 Dhjetorit të vitit të kaluar pranë Torres, në Durrës.

Personi tjetër i shpallur në kërkim Ervin Dalipaj ish – oficer i lartë i Policisë së Shtetit u shkarkua nga detyra në Tetor të vitit 2013, me akuzën “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kishte dekonspiruar operacionin “Fundi i Marrëzisë”, që kishte për qëllim mbylljen e lojrave të paligjshme të fatit.

Tv Klan






Të ngjashme