Arrestohet zjarrfikësi, i gjenden municione luftarake


Arrestohet zjarrfikësi, i gjenden municione luftarake

14:10 16/11/2017

Një zjarrfikës në Pukë është arrestuar nga policia pasi në banesë ju gjetën një sasi e madhe fishekësh. Ai është Marjan Gjekaj 48 vjeç, banesa e të cilit u kontrollua pas informacioneve që policia kishte marrë.

Në bodrumin e banesës së tij u gjetën 686 copë fishekë automotiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, 4 copë krehëra automotiku dhe një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe i municionit”. /

tvklan.al






Të ngjashme