Arrestohet zv/kryetari i Bashkisë së Dibrës
Arrestohet zv/kryetari i Bashkisë së Dibrës, Ernolt Cani. 34-vjeçari akuzohet për goditje për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim, gjatë ditës së sotme, kur militantë të PDIU-së të ndihmuar nga zv/kryetari i Bashkisë së Dibrës, Ernolt Cani që i përket po kësaj partie, dhunuan me sende të forta punonjës të stafit të Bashkisë.
Ata hynë nga dera e pasme e godinës dhe goditën me shkopinj bejsbolli fillimisht truprojen e kryetarit të Bashkisë, Hektor Daci dhe më pas drejtorin e personelit, Drini Mataj.
Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama nuk ka qenë pranishëm gjatë konfliktit. Disa orë pas ngjarjes Kryebashkiaku ka publikuar në faqen zyrtare të tij në Facebook edhe një sqarim, ku thotë se një grup prej 20-30 personash, militantë të PDIU-së, me në krye zv/kryetarin e Bashkisë Cani kanë dhunuan një pjesë të stafit të Bashkisë.
Sipas tij prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibrës.
Tv Klan