Arrihet marrëveshja për kodin telefonik
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian është arritur marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, me Serbinë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, Kryenegociatore në dialogun e Brukselit.
Tashmë Kosova do të ketë kodin telefonik +383, që do të alokohet nga ITU.
“Ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”,
tha Ministrja Tahiri
Sipas
Klan Kosovës
, ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 Dhjetor 2016./tvklan.al