Arrihet marrëveshja për “Zgjedhoren”, Meta: Lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm
Pas arritjes së marrëveshjes nga palët politike për Reformën Zgjedhore, ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta.
Meta ka përgëzuar Këshillin Politik për dakordësimin, por shprehet se edhe pse një lajm i gëzuar, nuk është i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!”. /tvklan.al