Arriti të futej në Shtëpinë e Bardhë, e panjohur arsyeja
Shërbimi sekret amerikan ka arrestuar një person pasi hyri në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Ai u ndalua pranë hyrjes jugore të ndërtesës ku qëndrojnë shpesh presidenti Donald Trump dhe të ftuarit e tij.
Sipas raporteve ai mbante një çantë shpine dhe kishte mundur të kalonte gardhin për t’u hedhur nga muri i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas CNN, ai nuk ishte kërcënim për rojet e sigurisë, pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë në çantën e tij të shpinës.
Praktika standarde konsiston në dorëzimin e këtyre prishësve të qetësisë në departamentin e policisë. Nuk është dhënë ende një konfirmim nga Shtëpia e Bardhë rreth incidentit./tvklan.al