Arritjet e Policisë Shqiptare në këtë 6-mujor (25 korrik 2000)
Pak ditë pas analizave në drejtoritë e policisë, sot kryepolicët shqiptarë janë mbledhur në analizën 6-mujore të policisë në rang vendi. Për këto 6 muaj ka folur i pari ministri Poçi se krimi ka një rënie prej 14% në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu është rritur 10% fuqia zbuluese. 34% të krimeve të ndodhura tha Poçi rrëzon krimet kundër personit.
Më pas ministri i Rendit tha para oficerëve të lartë të policisë shqiptare se në këtë analizë vëmë re një kuadër ligjor të përfunduar. Hartimi i 5 projektligjeve mes të cilëve dhe ajo për çarmatimin sipas Poçit është një arritje tjetër e policisë me ndihmën e organizmave të huaj. Në fund Poçi ka paralajmëruar vartësit e tij të marrin masat për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit nëpër rrethe gjatë fushatës elektorale.
Më pas ka folur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veli Myftari i cili foli më në detaje për arritjet, por dhe për objektivat e të ardhmes./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj