ARRSH: Banorët që preken nga Unaza e Madhe të vijnë tek ne


ARRSH: Banorët që preken nga Unaza e Madhe të vijnë tek ne

15:10 19/11/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje banorëve të zonës përgjatë Unazës së Madhe, nga Pallati me Shigjeta e deri te Sheshi Shqiponja, t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik për të dorëzuar dokumentacionin për pronat që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Deri tani janë sqaruar afro 70% e poseduesve të objekteve që preken nga ndërtimi i kësaj vepre dhe 36 kanë marrë përgjigje me kërkesë zyrtare. Gjithsej numri i objekteve që preken nga kjo vepër është 242.

Tv Klan






Të ngjashme