ARRSH: Dëborë në shumë rrugë, rekomandohet lëvizja me zinxhirë


ARRSH: Dëborë në shumë rrugë, rekomandohet lëvizja me zinxhirë

10:32 10/01/2019

Autoritetit Rrugor Shqiptar ka raportuar mbi gjendjen e rrugëve mëngjesin e sotëm dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me zinxhirë në disa akse të vendit.

Në zonën veriore dhe verilindore të vendit ARRSH rekomandon lëvizjen e mjeteve me zinxhirë thuajse në të gjitha rrugët, ku trashësia e borës është madhe. Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm , Qafë Mali-Fierzë, Qafë Laç –Koman,Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit , Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam. Po ashtu zinxhirë duhen në akset rrugore Bajram Curri – Tropojë – Bucaj, Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë.

Në qarkun e Korçës duhen zinxhirë në rrugët e Dardhës, Voskopojës, dhe Doganës Gorricë. Kurse në qarkun e Gjirokastrës rruga Volare-Erind-Çajup.

Kurse në zonat qendrore të vendit, ARRSH njofton se si pasojë e borës, mjetet duhet të qarkullojnë me zinxhirë në Akset e Dajtit dhe rrugët Krujë – Sarisalltik dhe Lunik – Steblevë.

/tvklan.al






Të ngjashme