ARRSH: Vlerësohen 82% e objekteve te Unaza e Madhe


ARRSH: Vlerësohen 82% e objekteve te Unaza e Madhe

15:00 03/12/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar edhe ditën e sotme procesin e vlerësimit të banesave që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin nga Pallati me Shigjeta tek “Sheshi Shqiponja”.

Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Gjatë ditës së sotme u verifikuan 10 objekte, kryesisht disa-katëshe.

Deri tani janë verifikuar 82% e totalit të objekteve, pronarët e të cilave kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH.

Tv Klan






Të ngjashme