Arsenal armësh dhe municionesh në shtëpi, pranga 62-vjeçarit
Një i moshuar është arrestuar iu gjetën në shtëpi arsenal armësh dhe municione luftarake. Ai do të përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje dhe trafikim armësh e municioni.
Policia e Elbasanit tha se në kuadër të operacionit të koduar “Dinamo”, në pranga ka përfunduar 62-vjeçari Engjëll. H., banues në Elbasan.
Ai dyshohet se kishte qëllim trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake në vlera të ndryshme monetare.
Në mesin e armëve të sekuestruara ka automatik, pushkë model 63, pushkë sportive shul, një sasi monetare, qindra fishekë si dhe një thikë. /tvklan.al