Arsenal armësh në banesë, arrestohet 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës. Dede Marnaçaj, banues në fshatin Rranza, të Vaut të Dejës është arrestuar për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
Pas kontrollit të policisë në banesën tij janë sekuestruar 500 fishekë luftarak të modeleve të ndryshme, 3 granata defensive, 18 ndezësa granatash, një kuti e pahapur ndezësash granatash.
Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar nga neni 278, të Kodit Penal. /
tvklan.al